Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kriza e tifozëve dhe mungesa e garës, FSHF bën Superligën me 12 skuadra?

20:16 / January 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshf superliga 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Superliga shqiptare e futbollit këtë sezon po përjeton një garë ndryshe, kjo për shkak se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi në nisje të kampionatit që titulli kampion të vendosej me “Final Four”, ose thënë ndryshe mes katër skuadrave që renditen të para në sezonin e rregullt të 36 javëve.

Formula e re ka zbehur garën, ka larguar tifozët nga stadiumet dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat e klubeve janë më të paktë, kjo edhe për shkak të orareve dhe kalendarit të ndeshjeve.

Nëse ky sezon do mbyllet me “play-off” për titullin kampion, ndryshe pritet të jetë ai pasardhës. Edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar, në FSHF po mendojnë për të shtuar numrin e skuadrave nga 10-të në 12-të.

Sistemi me 12 ekipe në elitën e futbollit shqiptar për herë të fundit ka qenë në sezonin 2013-2014. Nëse diçka e tillë miratohet, atëherë do ndryshonte edhe struktura e kampionateve të tjerë në Shqipëri, kjo duke ditur formulën sesi dy ekipe të reja do shtohen.

Hipotezat për sezonin e ri në Superligë:

Kampionati me 12 skuadra.

Ndeshjet me dy faza dhe me sistem vajtje-ardhje.

Pas fundit të dy fazave, gjashtë skuadrat e para luajnë për titullin kampion dhe për të përcaktuar vendet në Europë.

Gjashtë skuadrat e renditura në fund luajnë për zonën play-out dhe rrëzimin nga kategoria.

22 ndeshje zhvillohen në fazën e rregullt dhe 10 në fazën play-off. Gjithsesj kampionati me 32 javë, katër më pak se ai aktual.

12 skuadra FSHF superligen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.