Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Granit Xhaka nuk kursehet ndaj Xabi Alonsos: Trajneri na transmeton urinë e tij dhe dëshirën për të fituar …

21:48 / January 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhaka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bayer Leverkusen është ende i pamposhtur pas 27 ndeshjeve të sezonit (24 fitore dhe 3 barazime) dhe meritë e madhe për këto rezultate ka puna e trajnerit Xabi Alonso. Mesfushori shqiptar i “Aspirinave”, Granit Xhaka ka vlerësuar në maksimum teknikun spanjoll, në një intervistë të dhënë.

“Do të vijë dita kur Xabi Alonso do të hedhë hapin e madh, është krejtësisht normale në futboll. Por sot ne nuk e kemi ndjesinë se diçka e tillë është në mendimet e tij. E shohim çdo ditë, ai vrapon pothuajse më shumë se ne në stërvitje. Xabi na transmeton urinë e tij dhe dëshirën për të fituar. Dhe, sigurisht që edhe ne përpiqemi të tregojmë se duam të njëjtën gjë. Për sa kohë që të jetë këtu, ne do të argëtohemi. Mendoj se edhe atij i pëlqen skuadra që ka për momentin. Sigurisht që ka avantazhin e njohjes së futbollit në të gjithë aspektet.

Pasi ka fituar një mentalitet fituesi si futbollist. Besojeni ose jo, ne nuk flasim fare në dhomat e zhveshjes për titullin apo fitimin e trofeve. Forma ime? Mendoj se nuk kam bërë një punë të keqe gjatë viteve të fundit, përndryshe nuk do të isha këtu ku jam. Kam patur një karrierë të shkëlqyer dhe ndihem shumë rehat te Leverkuseni. Gjithashtu jam në formë shumë të mirë” – tha ai.

granit xhaka trajneri transmeton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Maran e nis me risi, publikohet lista e Kombëtares

10:38 / May 28, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.