Partia Demokratike, përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme nga dritarja e shtëpisë.
Kulluri u shpreh se Berisha, sa më shumë kohë kalon në ‘ballkonin e vetmisë së madhe’, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën.
Ai shtoi se Berisha harron që garën nuk e ka me PD-në, por me SPAK, ndërsa shton se duhej të kishte kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes McGonigal.
Kulluri theksoi se nuk ka derë të hapur për Non-Grata në PD, “pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni”.
Reagimi i plotë:
Reagim i Sekretarit për Marrëdheniet me Publikun në PD Edvin Kulluri, lidhur me postimin e sotëm nga Zyra e Shtypit të Foltores
Sali Berisha nuk i pushoi sulmet as sot përmes zyrës së shtypit. Sa më shumë kohë kalon në “ballkonin e vetmisë së madhe”, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën duke shtuar dozën e manipulimeve ndaj PD dhe Bashës. Nën parimin “një gënjeshtër, një kat kulle”, stivon përditë nga një turrë genjeshtrash!
Por ai dhe zgjatimet e tij, harrojnë se garën nuk e kanë me PD por me SPAK. Ai së bashku me Edi Ramën ka zgjatur marrëveshjen e nënshkruar në 2008 që shkallmoi demokracinë kushtetuese, tashmë në aleancën e re kundër SPAK-u. Secili për arsyet e veta që njihen, por që i bashkon fundi i pandëshkueshmërisë.
Sali Berisha të paktën duhet të kish kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes Mconigal.
Sali Berisha sot duhet tu tregojë shqiptarëve se cilët ishin njerëzit e tij që shkuan e dhanë dëshmi të rremë kundër Lulzim Bashës. Por jo vetëm që nuk e bën por vazhdon e thellon gabimet duke këmbëngulur në përrallat që i ka për zanat prej 33 vitesh e ca më shumë!
Historia e Berishës me armiq imagjinarë të brendshëm e të jashtëm është një kohë e kaluar. Këtë e dijnë mirë ata që deri para 20 vitesh i sulmonte si “karrigethyer”, “ramizistë” e tashmë i ngroh poshtë ballkonit me hakërrime ndaj Bashës! Ndryshojnë personazhet, por autori është po i njëjti!
Sali Berisha sot në vend që tu kërkonte falje demokratëve që i gënjeu me primare, votë, fitore në 14 maj e lloj-lloj përrallash vetëm për ti pasur mburojë para drejtësisë, vazhdon me të njëjtat taktika të luftës së klasave! Dështimi i foltores është dështimi i tij dhe i askujt tjetër. E ndërsa demokratëve u tregonte përrallat e zakonshme, rrethi i tij vazhdonin të merrnin leje ndërtimi për kulla, resorte e para publike për bizneset e tyre. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse u shpall Non-Grata. Asgjë s’ka ndryshuar dhe asgjë nuk do ndryshojë sa i takon vendimeve të 8 shtatorit dhe 18 dhjetorit 2021. Nuk ka derë të hapur për Non-Grata në Partinë Demokratike, pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni.
Por ai dhe zgjatimet e tij, harrojnë se garën nuk e kanë me PD por me SPAK. Ai së bashku me Edi Ramën ka zgjatur marrëveshjen e nënshkruar në 2008 që shkallmoi demokracinë kushtetuese, tashmë në aleancën e re kundër SPAK-u. Secili për arsyet e veta që njihen, por që i bashkon fundi i pandëshkueshmërisë.
Sali Berisha të paktën duhet të kish kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes Mconigal.
Sali Berisha sot duhet tu tregojë shqiptarëve se cilët ishin njerëzit e tij që shkuan e dhanë dëshmi të rremë kundër Lulzim Bashës. Por jo vetëm që nuk e bën por vazhdon e thellon gabimet duke këmbëngulur në përrallat që i ka për zanat prej 33 vitesh e ca më shumë!
Historia e Berishës me armiq imagjinarë të brendshëm e të jashtëm është një kohë e kaluar. Këtë e dijnë mire ata që deri para 20 vitesh i sulmonte si “karrigethyer”, “ramizistë” e tashmë i ngroh poshtë ballkonit me hakerrime ndaj Bashës! Ndryshojnë personazhet, por autori është po i njëjti!
Sali Berisha sot në vend që tu kërkonte falje demokratëve që i genjeu me primare, votë, fitore në 14 maj e lloj-lloj përrallash vetëm për ti pasur mburojë para drejtësisë, vazhdon me të njëjtat taktika të luftës së klasave! Dështimi i foltores është dështimi i tij dhe i askujt tjetër.
E ndërsa demokratëve u tregonte përrallat e zakonshme, rrethi i tij vazhdonin të
merrnin leje ndërtimi për kulla, resorte e para publike për bizneset e tyre.
Kjo ka qenë dhe arsyeja pse u shpall Non-Grata. Asgjë s’ka ndryshuar dhe asgjë
nuk do ndryshojë sa i takon vendimeve të 8 shtatorit dhe 18 dhjetorit 2021. Nuk
ka derë të hapur për Non-Grata në Partinë Demokratike, pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni.