I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 48-vjeçari shqiptar Ralf Feruku, është kapur nga policia greke në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Sipas mediave greke, 48-vjeçari është bashkëpunëtor i Alket Rizait, i njohur ndryshe si “Takis”, i cili në vitin 2014 kishte me një shpërthim bombë në një automjet tip ”Smart” në Attiki Odos pranë aeroportit, ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij u plagos rëndë.
Për Ralf Ferukun një urdhër ndalimi dalje nga Greqi si dhe një urdhër arresti për “vrasje me qëllim” dhe “shpërthim eksplozivi”. Vlen të përmendet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje Ralf Feruku u kap gjatë një kontrolli rutinë në Lamia teksa ndodhej në një makinë me të dënuarin e famshëm të burgjeve greke, Alket Rizai.
Në vazhdim Feruku ishte deportuar nga Greqia pasi ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin në ekzekutimin e Rapos. Në atë periudhë Feruku kishte mohuar akuzat, çka sërish bëri sapo u ndalua prej autoriteteve një natë më parë. Ai do të dërgohet në gjykatë për t’u njohur me provat e reja në ngarkim të tij lidhur ngjarjen e vitit 2014.
