Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Lamborghini dhe hotel”, sekuestrohet 550 mijë euro pasuri. Dy të rinjtë të dënuar për prostitucion

09:36 / February 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1706775586 lamborghini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka sekuestruar pasuri me vlerë 550 mijë euro në pronësi të dy personave të dënuar për prostitucion. Konkretisht u është sekuestruar pasuria Arjan Kamami dhe Uard Kaloti.

”DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Real estate”. Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 550 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve, të cilët janë dënuar njëri në Itali, tjetri në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në kuadër të një procedimi penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Prokurorisë së Elbasanit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real estate”, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale, konkretisht:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë sekuestrimi i 2 pasurive të shtetasit A. K., të regjistruara në emër të tij dhe të të afërmve, konkretisht: 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi A. K., i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

Po në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate u bë sekuestrimi i pasurisë së shtetasit U. K., 34 vjeç, banues në Elbasan, konkretisht i një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi U. K., i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

550 mijë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike

13:03 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.