Këtë të enjte, dy fqinjë janë konfliktuar në fshatin Zejmen të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Dyshohet se për motive të dobëta, i riu me iniciale H.P ka goditur me mjet prerës shtetasin me iniciale Gj. K. I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluzave të bardha, ai marrë disa dëmtime në trup dhe fytyrë nga goditjet me një mjet prerës. Autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment