Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikolla takon Ambasadoren në detyrë të OSBE, vlerëson bashkëpunimin e misionit me Kuvendin

12:56 / February 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
202402061144154689lk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, u takua sot paradite me Ambasadoren në detyrë të OSBE, znj.Clarisse Pasztory. Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e misionit të OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë, për mbështetjen dhe avancimin e reformave, përmirësimin e dialogut politik dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Pasztory diskutuan mbi disa aspekte politike dhe teknike të avancimit të reformës zgjedhore. Nikolla nënvizoi se u ka bërë thirrje grupeve parlamentare si edhe Komisionit për Reformën që në zbatim të rekomandimeve të Raportit të OSBE/ODIHR, të përshpejtojnë punën për paraqitjen e propozimeve në Kuvend.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Screenshot 2024 02 06 130854
    Gjiknuri sherr me demokratët: O Mulo, ju nuk doni Reformë Zgjedhore. Noka: Alibeajn ta solli Rama, ti e emërove

Megjithë përpjekjet e një pjese të opozitës për të penguar funksionimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke e trajtuar atë si një çështje përfaqësimi dhe jo përmbajtjeje, Komisioni u mblodh, përcaktoi kalendarin dhe po vijon punën për paraqitjen e propozimeve në Kuvend brenda muajit mars.

Kryeparlamentarja vuri gjithashtu në dukje qëllimin e Kuvendit për të miratuar reformën zgjedhore me sa më shumë konsensus që të jetë e mundur, por kjo kërkon mirëkuptimin e të gjitha palëve, sidomos të opozitës.

Ambasadorja Pasztory nënvizoi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për të bashkëpunuar me Kuvendin për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR si edhe aspektet e tjera të reformës zgjedhore dhe theksoi se qëndrimet konstruktive, respektimi e zbatimi i procedurave janë kusht për hartimin dhe miratimin e reformës.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Pasztory disktuan edhe mbi disa aspekte të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së për modernizmin e shërbimeve parlamentare.

lindita nikolla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.