Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Legjenda e Milanit injoron Messin

19:25 / February 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9117
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur shkurt me emrin Kaká, ish-futbollist i shquar i Milanit dhe përfaqësueses së Brazilit, fitues i Topit të Artë dhe kampion bote në vitin 2002, zbuloi njëmbëdhjetëshen e tij ideale historike, e përbërë nga futbollistë me të cilët ndante dhomën e zhveshjes apo ka qenë kundërshtar në fushë.

Në formacionin ideal të përzgjedhur nga Kaka bie në sy mungesa Leo Messi.

Si portier, Kaká zgjodhi Didën, shok skuadre me të te Milani dhe në kombëtaren e Brazilit. Në krah vendosi edhe dy brazilianë të tjerë, Cafú në krahun e djathtë dhe Roberto Carlos në të majtë. Italianët Paolo Maldini dhe Alessandro Nesta janë qendërmbrojtësit e formacionit ideal të tij.

Në mesfushë përfshiu emra të tillë si Andrés Iniesta, Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo. E mbylli formacionin me Ronaldinhon, Ronaldon dhe Cristiano Ronaldon.

Në atë formacion historik janë nëntë kampionë bote (Dida, Cafú, Roberto Calos, Nesta, Iniesta, Zidane, Pirlo, Ronaldinho dhe Ronaldo) dhe mes tyre ata kanë nëntë Topa të Artë: pesë nga Cristiano Ronaldo, dy nga Ronaldo,  dhe nga një Ronaldinho dhe Zidane.

Messi, fituesi i Kupës së Botës 2022 dhe tetë fitues i Topit të Artë, është mungesa e madhe në formacionin e hartuar nga Kaká.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.