Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shorti i Ligës së Kombeve, Duka: Grup i barabartë me kundërshtarë shumë të mirë. Të përqendrohemi në Evropian

19:55 / February 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armando duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka njohur kundërshtarët në Ligën e Kombeve në shortin e hedhur sot në Paris. Ekipi kombëtar ndodhet në Ligën B në Grupin B1 dhe do të përballet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Lidhur me shortin, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë ky është një grup me nivele të barabarta skuadrash.

Si skuadrën më të mirë përballë së cilës Shqipëria do të luajë, Duka cilëson Çekinë, për të cilën thotë se nuk do të donte që ta kishim përballë për arsye se kishim edhe një eksperiencë përballë saj disa muaj më parë.

Përtej rëndësisë që i jep Ligës së Kombeve, Duka vendos theksin se Kombëtarja Shqiptare duhet të përqëndrohet në Kampionatin Evriopian.

Armand Duka: Grup i barabartë me nivele të barabarta skuadrash. Çekia skuadra më e mirë, nuk do e doja ta kishim përballë sepse kishim dhe një eksperiencë pak muaj më parë. 3 kundërshtarët janë shumë të mirë. Të gjithë skuadrat e grupit B të forta, nuk mund të prisnim një gjë më pak. Ajo që edhe biseduam me stafin këtu në Paris dhe ajo që mendoj është që ne duhet të përqëndrohemi në Evropian.

Është një kompeticion i rëndësishëm, por ne duhet të përqendohemi në Evropian. Pasi të mbarojmë aventurën evropiane, të mendojmë për përballjet sportive. Të gjitha ndjeshjet janë të rëndësishme. Padyshim që renditja i bën dhe më shumë interesante, padyshim që ka impenjimin maksimal dhe me objektivin për të qenë të parët e gruput. Nga ky grup mund të presësh gjithçka.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve fillojnë nga 5 deri në 10 Shtator 2024. Shqipëria do të synojë që të ngjitet një ligë më lart, pra në Ligën A.

duka kundershtare shorti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

13:04 / January 30, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Padia e Erion Veliajt, hidhet shorti në Gjykatën Administrative! Ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

09:36 / January 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.