Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha ‘thumbon’ Ramën: Është fundi i narkodiktaturës, fundi i kryeministrit dhe…

19:25 / February 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha ashtu siç është bërë traditë tanimë prej më shumë se një muaji, ka mbajtur fjalim për simpatizantët e mbledhur poshtë banesës së tij ku ndodhet në “arrest shtëpie”. Ai ka nisur fjalimin duke thënë se 20 shkurti po afron, datë në të cilën është thirrur protesta kombëtare. Berisha thekson se kjo datë do të shënojë fundin e narkodiktaturës, fundin e Edi Ramës dhe regjimit të tij.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta!

Mirënjohje të pakufishme ju misionarëve të vërtetë të shpresës së shqiptarëve, luftëtarëve të pamposhtur për dinjitet njerëzor, për drejtësi sociale, për interes kombëtar.

Protesta juaj ka një rrezatim të fuqishëm në të katër anët e vendit.

Kudo në Shqipëri sot zien pakënaqësia e madhe ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.

Por miqtë e mi, kjo protestë ka tmerruar Edi Ramën, i cili çdo natë lën çdo gjë dhe ngulet para protestës me shpresë se do gjejë ndonjë ngushëllim.

Sonte do ju rrëfej një gjë që më kanë informuar disa ditë më parë.

Çdo natë, dërgonte hafijet dhe maste rrugën që mbushni ju, përpiqeshin të numëronin, por nuk arrinin ndonjëherë, pjesëmarrësit, qëndrestarët në Rrugën e Shpresës.

E vërteta është se raportet që i shkonin, e tmerruan. Raportet flisnin për mijëra e mijëra protestues.

Në fakt, ai nuk i zvogëlonte, por i zmadhonte me bashkëbiseduesit.

Disa vite më parë, ish-udhëheqësi i rëndësishëm i UÇK, Fatmir Limaj më tregon: Isha në Hagë, në burg aty ishin gjeneralë kryesorë serbë. Një ditë, njëri prej tyre më pyet, Fatmir, në muajin mars të vitit 1998, sa forca të UÇK-së gjendeshit në Klinë? Fatmiri i thotë, ne ishim tre kompani, rreth 300 luftëtarë. Fatmir, i thotë, ne na raportonin se ishin 6 mijë luftëtarë.

Ua thashë këtë shembull se çfarë bën frika, se sa e keni tmerruar ju Edi Ramën.

Imagjinoni ju se ç’ndodh me 20 shkurt, kur t’i kujtohen pamjet e zvarritjes së babait të tij shpirtëror.

T’i kujtohet udhëtimi me familjen e tij prej bllokmeni që bëri drejt bunkerëve të Zall Herrit.

Pra, 20 shkurti po afron. Është dita juaj, dita e shqiptarëve, dita e fitores.

Është fundi i narkodiktaturës, fundi i Edi Ramës dhe regjimit të tij”.

Berisha Protesta Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama dënon gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, ndan mesazhin e zyrtarit amerikan: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet!

15:39 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet, fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi

12:22 / September 6, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.