Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Disiplina “me dorë të hekurt”/ Komisioni nxjerr vendimet, gjoba për Partizanin dhe Tiranën, e pëson edhe Laçi

17:33 / February 20, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni disiplines
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar. Partizani dhe Tirana janë gjobitur me nga në masën 100.000 lekë, për shkak të sjelljeve jo të duhura të tifozëve në derbin e mbajtur në “Air Albania”. Zyrtari i Vllaznisë, Bashkim Livareka është pezulluar me dy ndeshje, pasi protestoi nga vendimit të arbitrit.

E pëson edhe Laçi. Kurbinasit janë gjobitur në masën 100.000, për sjellje të gabuar të tifozëve. Në Kategorinë e Parë për t’u theksuar është pezullimi me 6 ndeshje për trajnerin e Flamurtarit, Eqerem Memushaj. Vlen të theksojmë se klubi vlonjat denoncoi pak ditë më parë vëzhguesin e FSHF-së, Bujar Pregja, për takimin e fundit ndaj Korabit!

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Vllaznia, Bashkim Livareka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Kukësi, Qemal Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Eqerem Memushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

komisioni disiplines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.