Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nesër Berisha ju sjell Argitën pa pyetur njeri”, analisti Andi Bushati debat me Gazment Bardhin

10:28 / February 23, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5e1adfa0dc5f9b1deb463f9ec4bff1a8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Andi Bushati u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kundër vendimit të grupit të udhëhequr nga Gazment Bardhi, për të hequr dorë nga fraksioni në PD dhe për t’u bashkuar pa kushte me grupin e drejtuar nga Sali Berisha. Por Bardhi tha se ata janë bashkuar në diversitet dhe e thonë mendimin e tyre lirshëm pas asnjë problem brenda opozitës së drejtuar nga Berisha.

Andi Bushati: Berisha, pa Bashën, pa Bardhin, e provoi me gjysëm milioni vota që janë pak për një opozitë. Problemi është se, unë nuk jam fare dakord që t’ua vëmë fare në pullë këtyre amerikanëve, por ka një pjesë të elektoratit të djathtë që e ka qejf t’i biesh fyellit dhe në këtë vrimë.

Pra, pse ai fraksioni që z. Bardhi tha se hoqëm dorë, duhet? Duhej afruar një fluks në PD siç thanë në fillim që për ne është problem që kemi një non grata në krye të partisë, që Sali Berishën me non grata ta çojmë për kryeministër. Ore jemi kundër kulturës berishiste. Ka patur një grup të vogël PD-ja që janë qenë pd-istë, por jo berishistë. Jo vetëm do të garantonit vendet dhe postet tuaja, por do të garantonit edhe një frymë përtej këtij gjysëm milioni që e votuan Berishën në maj.

Dhe një pd-ist joberishist do të kishte vend. Frika juaj për t’u bashkuar, se Berisha ka forcë elektorale, është lideri historik, është makineri që ka bluar çdo lloj mishi brenda asaj strukture. Frika është që ju të absorboheni nga berishizmi, pa e patur këtë garanci, një levë.

Gazment Bardhi: Kjo në gjykimin tim do të vlente nëse mënyra se si funksionojnë partitë do të kishte një marrëveshje fraksioni. Ne jemi bashkuar në diversitet, quaje po të duash edhe fraksion, quaje si të duash.

Andi Bushati: Fraksion me garanci institucionale, jo kemi dhënë besën.

Gazment Bardhi: Besë është edhe fraksioni. Ai qëndron te mendimi ndryshe. Do të ishte mendimi i një pakice dhe nuk do të ndikonte vendmmarrjen. Vlera e vetme që ka fraksioni është mundësia që ka një grup brenda partisë për të thënë lirshëm mendimin, qëndrimin, siç jam për non gratën e Berishës dhe kam krejtësisht lirinë për ta thënë këtë publikisht në institucionet e partisë dhe do të vazhdoj ta them edhe kur ta kem z. Berisha në krah. Kjo është respektuar dhe do të respektohet.

Andi Bushati: Jo për karriken tuaj, por për fluksin pra për diçka më shumë se ai gjysmë milioni votues opozitarë që ata janë berishistë. Puna është si do të afrosh njerëz më tepër. Nëse Sali Berisha nesër lëshon një fishkëllimë me anëtar një votë, kryetare keni Argita Malltezin, ju sjell Argitën pa pyetur njeri. Berisha do të thotë votoni atje. Nëse do mund të mos e bëjë. Nëse do kur të bëjë listat e deputetëve Berisha ta shkrin gjithë grupin që u afrua atje se thotë: shkoni votoni te anëtarësia. Dhe nga 20 dilni 3. Unë mendoj se është edhe në të mirë të Berishës që t’u japë ju edhe fuqi institucuonale si minorancë e fortë, e artikuluar dhe me garanci që do të ketë jetë reale në këtë parti.

bardhi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.