Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryebashkiaku Agron Malaj: Ujësjellësi përfundon në maj të këtij viti; Baltosësit të vinë ta vizitojnë, jo të flasin nga kolltuku

15:52 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ujesjelles
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Agron Malaj siguron qytetarët se ujësjellësi i qytetit të Burrelit që është një nga investimet më të rëndësishme të kryera ndër vite, do të përfundojë brenda afateve dhe me cilësi.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Malaj nënvizon se puna ka ecur sipas parashikimit të projektit fillestar dhe se nuk janë marrë fonde shtesë nga qeveria për këtë projekt.

“Marr shkak nga shpifjet e bëra sot nga Çlirim Gjata, i sdi cilës Parti Demokratike, për të sqaruar matjanët se:

– Ujësjellësi i Burrelit ka nis punën në Prill të vitit 2021 dhe parashikohet të përfundojë punimet në Maj të këtij viti. Puna ka ecur sipas parashikimit të projektit fillestar.

– Nuk është aspak e vërtetë që janë marrë fonde shtesë nga qeveria për këtë projekt.

– Të gjitha rrugët që janë prekur nga ndërtimi i tij janë asfaltuar dhe sistemuar tërësisht, jo vetëm kanalet,

– Matësat janë inteligjentë dhe të cilësisë më të lartë çka nuk lë vend për asnjë lloj abuzimi,

– Depo është një projekt i veçantë, e cila gjithashtu po ecën sipas parashikimeve të projektit,

– Fotot dhe videot që qëllimisht përdoren për të baltosur projektin, nuk janë as më pak as më shumë sesa testime që po bëhen për të kuptuar linjat dhe për tu siguruar që uji shkon në cdo banesë”, thekson kryebashkiaku Malaj.

Kryetari i Bashkisë së Matit fton përfaqësuesit e opozitës që të vizitojnë nga afër punimet e kësaj vepre gjigande për këtë bashki dhe të kuptojnë që nuk mund të flitet nga kolltuku.

“Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë baltosësit që të vinë dhe të vizitojnë nga afër punimet e kësaj vepre gjigande për Matin dhe me këtë rast të kuptojnë që nuk mund të flitet nga kolltuku.

Ujësjellësi i qytetit të Burrelit është një nga investimet më të rëndësishme të kryera ndër vite në Bashkinë e Matit. Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë jam shumë i lumtur që po mbyll këtë projekt madhor për qytetarët e mi dhe jam tejet falenderues ndaj qeverisë shqiptare për mbështetjen që na ka dhënë për këtë vepër”, thekson Malaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.