Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Burri i Shkurte Fejzës u godit nga makina, pse u ngritën dyshime se ngjarja mund të kishte motiv hakmarrjen

16:51 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 we4gftg3g3g 1708702208
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burri i këngëtares së njohur Shkurte Fejza u godit nga një makinë ditën e sotme teksa po kalonte rrugën.

Në internet u publikua fotografia ku ai shihej i shtrirë përtokë teksa bashkëshortja i qëndronte pranë.

Për fat të mirë, Hajrush Behluli nuk pësoi dëmtime serioze për jetën. Ai u dërgua në spital ku edhe po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

Por ngjarja ngjalli shqetësim dhe dyshime te publiku i gjerë, pasi nuk kishte kaluar shumë kohë kur ai u përfshi në një konfrontim fizik me një hoxhë nga Kosova të quajtur, Shefqet Krasniqi.

Ky i fundit ia kishte paracaktuar vdekjen këngëtares Shkurte Fejza, pse ajo sipas tij nuk është myslimane, por këndon traditës shqiptare duke ngritur lart vlerat, kulturën dhe artin e bukur të trojeve tona.

“Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, kishte deklaruar hoxha në fjalë, i cili më herët është hetuar për terrorizëm, nxitje të urrejtjes fetare dhe shmangie taksash.

Këtij cilësimi të hoxhës iu përgjigj bashkëshorti i Shkurte Fejzës, i cili gjithashtu sulmoi televizionin që i kishte dhënë hapësirë hoxhës për të bërë ato deklarata.

Kjo përplasje ndodhi vetëm 5 ditë më parë aksidentit, duke ngritur shqetësimin se autori mund të ketë qenë i nxitur apo i motivuar ekstremisht nga qarqe të caktuara.

Megjithatë, vlen të theksohet se deri tani nuk ka asnjë fakt që e lidh ngjarjen. Policia tha se autori u ndalua dhe pasi u mor në pyetje u la i lirë, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pamjet e rënda bënë xhiron e rrjetit, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit

17:00 / September 4, 2026

Kanye West “thumbon” ish-bashkëshorten: Fëmijët kanë nevojë për një shtëpi, jo për një studio xhirimi

18:19 / September 3, 2026

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.