Shtyhet sërish seanca gjyqësore kundër katër adoleshentëve të Gramshit. Shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të viktimës tjetër të kësaj ngjarje, pra mbrojtja e personit që u plagos.
Ka pasur tensione në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Policia e shtetit ka ndërhyrë për të larguar familjarët.
Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu edhe seanca e mbajtur më 2 shkurt, u shty për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues prej tre gjyqtarësh. Në këtë seancë ka pasur shumë tensione dhe një situatë të rënduar mes familjarëve në sallë. Po ashtu avokatët mbrojtës të familjarëve të viktimës kanë kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar, i kërkuar më herët nga mbrojtja e të akuzuarve.
