Haziz Musai u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai, dhe nuk mundi që të mbijetojë këtij sulmi. I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe humbi jetën në spitalin e Traumës. Duke qenë se ende nuk kanë ardhur familjarët, procedura e kërkon të mbahet dy orë në spitalin e Traumës në pritje të familjarëve dhe më pas do të dërgohet në morg.
Haziz Musai, 70-vjeç goditi me sëpatë vëllanë e vet, Nazif Musain, rreth 77-vjeç. Ky i fundit më pas ka qëlluar me pistoletë vëllanë e tij. Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnje, Edmond Pjetraj sqaroi ngjarjen për mediat duke thënë se konflikti i vëllezërve për motive pronësie agravoi në përdorimin e armëve. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha provat materiale.
“Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie. Fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar me përdorimin e armës së zjarrit, ku njëri prej vëllezërve N.M., 78 vjeç ka goditur me armë zjarri vëllain e tij 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes. Policia ka marrë të gjitha masat. Është sekuestruar arma e zjarrit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale. Autori është kapur dhe po kryhen të gjitha veprimet e tjera hetimore në vazhdimësi. Ju faleminderit!”, tha Edmond Pjetraj.