Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kritika për ndryshimet në PD, nuk përmbahet Flamur Noka: Nuk na barazoni dot me Ramën!

22:03 / March 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka i ftuar në një program televiziv ka deklaruar se emërimi i dy nënkreytarëve Bardhi dhe Gjekmarkaj ka qenë një masë e jashtëzakonshme e marrë në një situatë po të tillë.

Noka u shpreh se gjithçka ka kaluar në votë të demokratëve dhe është zhvilluar një mbledhje që ka zgjatur rreth 3 orë.

Gazetari Erl Murati ka krahasuar këtë me mbledhjet e socialistëve duke thënë se edhe Rama bën mbledhje, por në fund nuk respekton statutin e partisë.

Noka ka replikuar duke thënë se nuk mund të barazohet me Ramën dhe se çdo masë është ndërmarrë konform statutit dhe votës.

Noka: Në situata të jashtëzakonshme merren masa të jashtëzakonshme duke i bazuar te statuti dhe vota. Një nga vlerat e kësaj partie është demokracia e brendshme. Gjithçka ka kaluar në votë të demokratëve, nuk është demokraci të bësh mbledhje 3 orë për të nxjerrë këtë?

Murati: Mbledhje bën dhe Rama, por në fund nuk respekton statutin.

Noka: Më gjeni një nen të statutit të shkelur. Ukraina është në luftë dhe ka marrë masa të jashtëzakonshme. Edhe ne kemi marrë masa të tilla konform statutit dhe votës. Anëtarët janë të zgjedhur me votë nga demokratët. Kjo është vota. Për asnjë moment asnjë nga drejtuesit e zgjedhur dje në Kryesi janë pa votë. Nuk më barazon dot me Ramën!

Flamur Noka PD statuti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.