Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mësuesit sipas gjinisë, si renditet Shqipëria? – Jemi ndër vendet me peshën më të lartë të mësueseve femra

15:19 / March 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9949
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin akademik 2022-23, në stafin mësimor mbizotëruan gratë në arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm, përkatësisht me 77.4% dhe 69.8% e mësuesve të secilit nivel. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” duke i kryqëzuar me ato të INSTAT për të parë se si varion ky tregues sipas vendeve të Europës.

Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, mësuesit e shkollave ishin kryesisht femra. Nga të dhënat më të fundit për këtë tregues shohim se mësueset femra në Shqipëri zënë rreth 69.8% totalit, ndërsa meshkujt zënë 30.2%, gjithmonë nëse flasim për totalin e mësuesve në arsimin e mesëm. Shifrat tregojnë se mesatarja e Bashkimit Europian ndahet në 60.9% femra dhe 39.1% meshkuj.

Nisur nga ky tregues shohim se Shqipëria qëndron mbi mesataren europiane sa i përket peshës që zënë mësueset femra në arsimin e mesëm. Po ashtu Shqipëria renditet mes vendeve 10 vendeve të para në Europë me numrin më të lartë të mësueseve femra dhe e para në rajon. Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndjekin vendin tonë sa i përket këtij treguesi referuar të dhënave të EUROSTAT.

Mes vendeve të Europës përqindja e mësueseve femra ishte më e lartë në Letoni me 79.8%, Lituani me 78.3% dhe Bullgari me 76.6%. Në të kundërt, përqindja e mësuesve meshkuj ishte më e lartë vetëm në Zvicër, ku në arsimin e mesëm ndahen 53.8% mësues meshkuj dhe 46.2% mësuese femra. Ndërkohë, Lihtenshtejni e ka këtë tregues të barabartë mes dy gjinive.

Nga ana tjetër, “Scan Intel” gjithashtu ka analizuar edhe përqindjen që zënë mësuesit e rinj të grupmoshës 25-29 vjeç, në totalin e mësuesve në arsimin e mesëm. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” ky tregues është i ndryshëm në vende të ndryshme. Sërish Shqipëria renditet mes vendeve të para me peshën më të lartë të mësuesve të rinj kundrejt totalit në arsimin e mesëm.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri rreth 7.4% e mësuesve në arsimin e mesëm bëjnë pjesë në grupmoshën 25-29 vjeç. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 4.9%. Në vend të parë mes shteteve të Europës renditet Malta me 11.1% dhe ndiqet nga Irlanda me 11%. Portugalia, Italia dhe Greqia renditen në fund të Europës me numrin më të ulët të mësuesve nga 25 deri në 29 vjeç në arsimin e mesëm. Shqipëria në këtë renditje lë pas edhe vendet e rajonit.

Femra mesues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.