Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen detaje nga takimi, Rama porosi strukturave të PS në Shkodër: Reklamoni punën në Instagram, ka shumë efekt

14:45 / March 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RAMA NE SHKODER 3 542x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vizitën e tij dy ditore në Shkodër, një prej takimeve kryeministri Edi Rama e zhvilloi me dy organizata të Partisë Socialiste në lagjen “Xhabiej”. Në këtë takim kreu i qeverisë ka dhënë disa mesazhe për antarësimet në PS duke kërkuar që Shkodra të vijojë me këto ritme dhe PS të ketë dyert e hapura edhe për demokratët për t’u bërë një parti gjithëpërfshirëse.

“Duhet që të vazhdojë fuqishëm puna për antarësimet në PS. Shkodra deri tani është qarku me numrin më të lartë dhe duhet që të vijojë me këtë ritëm. PS duhet që të jetë një parti gjithëpërfshirëse, të hapë dyert për të gjithë, të majtë e të djathtë, të mos jetë një parti hermetike dhe e ngurtësuar. Duhet të afrojmë edhe demokratët. Beneti i përfaqëson të djathtët kështu që demokratët e kanë derën e hapur”, deklaroi kryeministri.

Kreu i qeverisë në këtë takim foli edhe për investimet në Shkodër duke thënë se ky qytet i lënë pas dore nga kryebashkiakët e mëparshëm të PD tashmë është prioritet i qeverisë.

“Shkodrën duhet që ta kapim në dorë Benet, kemi shumë punë. Ashtu si kanë lënë uzinën e telave të shkatërruar ashtu kanë lënë edhe Shkodrën. Edhe tek stadiumi ‘Loro Boriçi’ kemi bërë një investim të madh por e kanë lënë pas dore si çdo gjë në Shkodër. Duhet ta kthejmë në një turizëm sportiv stadiumin, të rikonceptohet ndryshe dhe të mirëmbahet si duhet. Shkodra është prioriteti ynë dhe të jeni të sigurtë se qeveria do të ketë një vëmendje të veçantë për investime të mëdha në Shkodër”, tha kreu i qeverisë.

Rama la edhe një porosi tjetër që PS të jetë një parti më digjitale dhe të përdoren më shumë rrjetet sociale për reklamime sepse kanë efekt pozitiv tek qytetarët dhe krijojnë interes.

“Partia duhet që të jetë më digjitale. Reklamoni gjërat në Instagram sepse ka shumë efekt. Unë për vete nuk jam ndonjë fans i madh por kur më ka dërguar kryetari i Bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli një video për Betlehemin dhe unë e kam postuar, kanë shkuar shumë njerëz për ta parë dhe e kanë postuar edhe ata”, u shpreh Rama.

Gjatë takimit nuk munguan as batutat në momentin kur një prej pjesëmarrësve i erdhi një telefonatë në celularin.

“Patjetër që do të jetë gruaja në telefon se kujton se je në kafe por thuaji se je këtu. Nëse nuk beson ma jep mua që t’i flas”, tha kryeministri përmes humorit.

Pas takimit, kreu i qeverisë konsumoi një kafe në një lokal afër me drejtues politik të PS, kryetar bashkish të qarkut Shkodër dhe deputetë të PS.

PS Rama Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.