Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Morën peng për disa minuta 19-vjeçarin dhe i vodhën paratë, arrestohen dy të rinjtë në Rrëshen

09:33 / March 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA E SHTETIT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 19-vjeçar u mor peng dhe iu vodhën paratë, dhe për këtë ngjarje janë arrestuar Mateos Brozi dhe Ergys Tusha. Sipas njoftimit të Policisë, ata e kishin mbajtur për disa minuta kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë.

”Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, për kallëzimin e një 19-vjeçari. Morën me forcë, në automjet, një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati, për t’i vjedhur paratë, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen shuma 220 000 lekë që të arrestuarit synonin t’i vidhnin 19-vjeçarit, automjeti i përdorur nga ata dhe 2 celularë. Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19 vjeç, se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve M. B., 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe E. T., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim”,-njofton policia.

19-vjeç para Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.