Barcelona dhe Napoli luajnë sonte përballjen për fatet e sezonit të tyre në Champions League. Në Katalonjë është sfida e kthimit për fazën e 1/8, por që praktikisht të dy skuadrat e nisin nga fillimi pasi në Napoli 90 minutat u mbyllën me shifrat 1-1.
Për fatin e keq të Barcelonës dhe të mirë për Napolin, katalanasit e kanë të mbushur plot infiermerin. Xavi do duhet të sigurojë kualifikimin pa Pedrin, Gavin, de Jong, Ferran Torres, Balde dhe Marcos Alonso, ndërsa Rapinha është në pikëpyetje për ta nisur nga fillimi për shkak të një lëndimi që pësoi në fundjavë. Nga ana tjetër Napolit i mungon vetëm blerja e verës Cajuste, duke patur në dispozicion thuajse grupin e plotë.
Në prag të ndeshjes Xavi është shprehur se ‘kjo është ndeshje më e rëndësishme e sezonit dhe se Napoli është përmirësuar shumë pas ardhjes së trajnerit të ri’. Ish-futbollisti s’ka kursyer as vlerësimin për mesfushorin e italianëve Lobotka, për të cilin ka shtuar se do dëshironte ta kishte në skuadër’.
Trajneri i Napolit, Caloza ishte më i drejtpërdrejtë duke thënë se në Barcelonë kanë udhëtuar veç për kualifikimin, ndërsa presidenti Aurelio de Laurentis ka bërë gati një premio prej 10 milionë eurosh nëse skuadra arrin të sigurojë Botërorin e klubeve nëpërmjet Champions League.