Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FOTO/ Rikthehet Rei Manaj, zbulohet lista e tranjerit Silvinjo për miqësoret e kombëtares kuqezi

10:00 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja shqiptare stervitje merkato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe nuk ka dalë lista e futbollistëve që Silvinjo do të grumbullojë në kuadër të dy takimeve miqësore që Kombëtarja do të luajë në muajin mars, me Kilin në datën 22, ndeshje që do të zhvillohet në Parma të Italisë, dhe tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Stokholmit për t’u përballur me Suedinë.

Trajneri brazilian ka planifikuar që të bëjë publike ditën e premte listën që mund të përfshijë deri në 26 lojtarë dhe disa që mund të jenë në listën e pritjes. Ndërkohë, të shtunën një ditë më vonë, Silvinjo do të dalë në konferencën për shtyp me gazetarët. Deri tani mësohet se trajneri u ka komunikuar më shumë se 26 lojtarëve një ftesë paraprake, por të premte do të vendoset çdo gjë.

Rikthimi më i bujshëm pritet të jetë ai i Rei Manajt. “Shpërthimi” që sulmuesi ka bërë në kampionatin turk duke shënuar 15 gola, ka bërë që Silvinjo të kthejë sytë nga lushnjari që i mungon ekipit kombëtar prej dy vitesh, pikërisht në dy miqësoret e marsit 2022, me Spanjën dhe Gjeorgjinë, kur në drejtim ishte Edi Reja. Megjithatë, një ftesë mëse e merituar për Manajn, që pritet të shihet sesi do të shfaqet në Kombëtare.

Po ashtu një çështje tjetër është edhe ajo e Armando Brojës, i cili nuk është se po kalon momente të mira në Angli, duke pasur disi edhe fatin kundër sepse konkurrenti i tij te Fullhemi po shënon rregullisht, çka ka sjellë edhe aktivizimin e ulët për sulmuesin kuqezi. Gjithsesi, ai pritet të grumbullohet nga Silvinjo për këto dy miqësore.

Reparti sulmues disi i mbipopulluar, dilema e trajnerit nuk do të jetë grumbullimi, por se kush do të luajë më përpara në këto miqësore, duke kujtuar edhe emra si: Cikalleshi, Daku, Muja, Asani, Seferi, Uzuni, Muçi, Bajrami apo Çuni.

83

kombëtarja ndeshje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.