Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhëndri i Donald Trump do të investojë në Shqipëri, projekti 1 mld dollarë për Sazanin

16:12 / March 15, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 erge45g4hh 1710513578
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishulli i pabanuar i Sazanit, ku të vetmet gjurmë të njeriut janë bunkerët dhe depot ushtarake të ngritura gjatë kohës së komunizmit mund të shndërrohet në një ishull rezidencash e resortesh luksoze që do të tërhiqte mijëra turiste në vit.

Ky është projekti i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, që synon të investojë 1 miliardë dollarë në Shqipëri në ndërtimin e rezidencave dhe resorteve në Ksamil, Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Lajmi jepet nga agjencia e lajmeve Bloomberg.

Agjencia thotë se Kusher ka shprehur interesin përmes kompanisë Affinity Partners, e cila financiarisht mbështetet edhe nga arabët.

“Sazani është unik dhe i pacënuar. Nuk kam parë si ai ishull në asnjë vend tjetër në botë”, thotë Kushner për Bloomberg.

Bloomberg shton se ambicia e dhëndrit të Donald Trump është që të ndërtojë edhe në Zvërnec me disa resorte kryesore me afërsisht 10 mijë njësi vila dhe dhoma hoteli”.

Sipas agjencisë Bloomberg, ndërmjetësuesi për këtë projekt ka qenë Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe ish i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Verën e kaluar, Grenell shoqëroi Jared Kushner dhe gruan e tij, Ivanka Trump gjatë pushimeve disaditore në jug të Shqipërisë.

kushner sazan tirananews.al trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.