Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Investimi 1 mld dollarë në Sazan, eksperti Xhepa: Garancia financiare, e padiskutueshme!

22:41 / March 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selami xhepa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se projekti me fond prej 1 miliardë dollarësh për kthimin e ishullit të Sazanit në një resort eko-turistik i ka të gjitha gjasat që të jetë i suksesshëm.

I ftuar në emisionin “Top Story” Xhepa u shpreh se së pari, garancia financiare e firmës që do të zhvillojë projektin, është e padiskutueshme. Më tej, ai theksoi se i takon qeverisë shqiptare që të kujdeset për të rritur përfitimet e ekonomisë vendase nga ky projekt.

“Unë mendoj se gjasat për të qenë i suksesshëm ky projekt, janë të mëdha sepse firma mbrapa është fond investimi, që do të thotë nuk pret të marrë para në banka. Garancia financiare është e padiskutueshme. Pjesa tjetër varet nga aftësia e autoriteteve shqiptare që të kemi një ndarje më të ndershme të asaj që përfiton investitori dhe asaj që përfiton ekonomia lokale”– tha Xhepa.

Duke sjellë në vëmendje raste të mëparshme kur investitorëve vendas u janë besuar investime në sektorë të caktuar, eksperti tha që në mënyrë që të ketë besim nga publiku, duhet të ketë sa më shumë transparencë si projekt.

“Shpesh herë, kryesisht nga investitorë shqiptarë, përfitimi që ka pasur shoqëria ka qenë minimalist dhe shpesh herë kanë shkaktuar pasoja negative. Po të shohësh qytetet e minierave, ngjajnë si gërmadha dhe nuk kanë prodhuar fare mirëqenie. Të gjithë ata që hyjnë në shfrytëzim të pasurive, nuk kanë krijuar një ndarje të ndershme të të ardhurave. Standartet e kësaj marrëveshje duhet të jenë shumë transparente në mënyrë që të kuptojmë se kush pasurohet dhe kjo krijon klimën e mirëkuptimit nga shoqëria”– shtoi eksperti.

investimi sazan selami xhepa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.