Vlora nuk gjen paqe. Kryeqendra e jugut është përfshirë sërish nga trazirat këtë mëngjes, ndërsa raportohet për të shtëna me armë në zonën e Lungomare.
Autorët kanë qenë në një automjet në lëvizje dhe befas kanë qëlluar mbi shënjestrën e tyre i cili ndodhej në rrugë, pikërisht në rrugën që shikoni në këto foto të newsbomb.al.
Pavarësisht disa të shtënave, i plagosuri ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe burimet nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën në fshatin Babicë, për të fshehur gjurmët.
Identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende me dije.
Pritet informacion zyrtar nga policia edhe lidhur me shkaqet e këtij atentati që ka tronditur këtë paradite qytetarët e Vlorës.
