Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasjet e bandave shqiptare që zhvendosen nga Britania në Shqipëri, Prokurori i Elbasanit për mediat britanike: Hakmarrjet ndodhin këtu

09:18 / March 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 27 091504
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta mes bandave shqiptare që nisin për trafikun e drogës në Britani dhe më pas përfundojnë në ngjarje fatale në Shqipëri, janë treguar në një shkrim nga media britanike ”The Sun”.

Për të folur rreth krimit të organizuar, ”The Sun” zhvilloi një intervistë me prokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazin i cili foli për rreziku8n me të cilin përballet teksa heton krerë të grupeve kriminale më të fuqishme. Prokurori ka rrëfyer se shumë nga sulmet me të cilat ai meret, vijnë si pasojë e përplasjeve të përgjakshme që nisin në Britani.

“Këto mosmarrëveshje mes bandave janë krijuar në Angli, por hakmarrja ndodh në vendin tonë. Kur u bëra prokuror, qëllimi im ishte të sfidoja ato banda, gjë që ne e kemi bërë. Kjo do të thotë që unë tani shoqërohem në çdo minutë të jetës sime nga një eskortë speciale nga policia e shtetit, e cila ju tregon se në çfarë lloj rreziku jam. Por ia ka vlejtur”,-tha Ajazi. Duke dhënë statistika, The Sun shkruan se falë punës së policisë së shtetit dhe të SPAKm shkalla e vrasjeve të lidhura me bandat lokale në qytetin e Elbasanit, ka rënë nga 15 në vit në zero të tilla.

Për të trajtuar problemet e nisura mes bandave shqiptare për shkak të lëndëve narkotike, The Sun ka marrë rastin e vrasjes së Endrit Alibejt dhe dajës së tij Arben Dylagjeri në Elbasan të cilët dyshohet se u ekzekutuan me breshëri pas zhdukjes së një ngarkese prej 50 kilogramësh kokainë në Angli. Po ashtu vrasjen e Arben Lleshit Brenda burgut të Peqinit, media britanike e lidh me hakmarrjen për vrasjen e rivalit të tij në Southampton të Anglisë. Pasi u ekstradua për të vuajtur dënimin në Peqin, banda kundërshtare kompletoi hakmarrjen duke paguar një vrasës me pagesë.

banda shqiptare UK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.