Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Di Maria kërcënohet me vdekje në Argjentinë, De Paul: “Të nesërmen e pashë në lot”

20:29 / March 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
di maria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Di Maria ka qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit për shkak të disa kërcënimeve që ka marrë nga disa fansa, të cilët ishin kundër rikthimit të tij të mundshëm në qytetin ku ai lindi, Rosario. 

Një makinë e dyshimtë, me siguri në pronësi të disa eksponentëve të trafikut lokal të drogës, hodhi një tabelë të zezë para shtëpisë së tij në Rosario, ku lojtari qëndron zakonisht gjatë vizitave të tij në Argjentinë. Në tabelën, drejtuar prindërve të sulmuesit, shkruhej: “Thuaji djalit tënd, Engjëllit, të mos kthehet më në Rosario, sepse në të kundërtën do të vrasim një anëtar të familjes së tij.

Një episod që përloti lojtarin e Benfikës, sipas deklaratave të shokut të tij së skuadrës në kombëtare, Rodrigo De Paul. Ish-mesfushori i Udineses, në fund të fitores miqësore të Argjentinës kundër Kosta Rikës, u ndal në temën për “TyC Sports”.

image 44

“Pas fitores së Argjentinës, në mëngjes e pashë të mërzitur, me lot në sy. Di Maria është një person që nuk e meriton t’i ndalohet kthimi në Argjentinë. Më dhemb shumë që këto gjëra ndodhin në vendin tonë. E di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe më duket shumë serioze. Besoj se dashuria që ka për vendin e tij, për qytetin, për klubin e tij nuk do të ndryshojë. Të shohim se çfarë vendimi do të marrë, nuk është e lehtë, do të jetë në dorën e tij ta marrë. Por ne jemi me të, ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe këtë e dëshmon ovacioni që mori sot në momentin e zëvendësimit”.

Di Maria Kercenohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.