Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konstituohet grupi i punës PS-Rithemelim për ligjet në Kuvend. Opozita: Reforma Zgjedhore. Gjiknuri: Duam amnistinë penale

11:14 / March 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1711619420 Screenshot8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte është konstituar grupi i dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5, dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati rreth 1 orë, u ngrit grupi i punës pas dakordësisë së arritur mes palëve. Rithemelimi tha se Reforma Zgjedhore është prioritet i tyre.

Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Nga Rithemelimi anëtar është Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi, ndërsa vendi që refuzoi Basha, i është lënë Erisa Xhixhos nga Partia e Lirisë. Nga mazhoranca anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësisë me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi tregoi detaje nga puna e këtij grupi. “Prioritet për opozitën dhe punën është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. E nevojshme të kemi mundësinë të punohet. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat. Reforma Zgjedhore ka qenë gjithmonë çështje e vullnetit politik, përveçse detyrim. Do t’i drejtohemi për ekspertizë edhe organizatave ndërkombëtare”, tha ai.

Kurse Damian Gjiknuri nga PS-ja, tha se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale. ”Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme. Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje. Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”.

PS Rithemelimi]
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.