Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja që prek Kushtetutën! “Rithemelimi” kërkon rikthimin në zgjedhje të koalicioneve me listë të përbërë

20:01 / April 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kushtetuesja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet Kushtetuese të 2020-tës që Edi Rama bëri më deputetët që zunë karriget e demokratëve që dogjën mandatet i dhanë fund koalicioneve shumë listore të tipit lokomotive me shumë vagonë.

4 vite më pas Rithemelimi kërkon që të preket sërish ligji themeltar i shtetit për rikthim të formulës së koalicioneve me liste të përbërë.

“Ne duhet te diskutojmë patjetër atë çka është  dakortësuar me 5 qershor 2020 që mazhoranca e cenoi këtë marrëveshje. Koalicionet parazgjedhore ku cdo parti politike të ketë listën e vet zgjedhore ku vota e çdo qytetari të ketë peshën e vet”-u shpreh Dhurata Çupi.

Lulzim Basha prej kohësh kërkon  me ngulm ndryshimin e sistemit  nga proporcional rajonal në atë kombëtar me lista të hapura, por kjo kërkesë  nuk është në planet e Rithemelimit.

“PD nuk mund të pretendojë të bëjë  propozime të partive të vogla, të marrësh një mandat apo dy mandate. PD ka qenë në qeverisje dhe duhet të propozojë sisteme apo çështje si parti qeverisëse dhe parti serioze që mbron i interesat e vendit”-shton Çupi.

Anëtarja e gjashtëshes “konsensusale” Dhutata Çupi vlerëson si emergjente ndërhyrjen në legjislacionin  për adresimin me prioritet të krimeve zgjedhore.

“Kemi procese të hetimit penal apo administrativ qe vazhdojnë të mbeten në hetime ndërkohë që proceset zgjedhore kanë përfunduar. Dhe afatet e hetimit administrativ dhe penal janë të rëndësishme për ti dhënë një lloj integriteti, por dhe besueshmërie këtyre proceseve“.

Struktura e ngritur në Kuvend krahas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor  do të shqyrtojnë edhe nisma të tjera që kërkojnë 84 vota për tu miratuar, por  jo reformën  në drejtësi.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.