Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Islam Dudaev s’ia del, mundësi kuqezi mposhtet nga rivali azer dhe humbet biletën për në “Paris 2024”

17:57 / April 7, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 islam dudaev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Baku të Azerbajxhanit u mbajt turneu kualifikues i mundjes për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në peshën deri në 65 kilogramë, mundësi Islam Dudaev që përfaqëson Shqipërinë nuk ia doli të shkonte në finale dhe për rrjedhojë të meritonte një vend në Olimpiadën e kësaj vere.

Pasi fitoi dy përballjet e para me diferencë 10-0 kundër rivalëve, Dudaev u mund në gjysmëfinale nga numri 3 në këtë disiplinë, Haji Aliyev i Azerbajxhanit.

Në përballjen e parë, rusi i natyralizuar si shqiptar mundi 10-0 rivalin polak Dominik Jagusz. Të njëjtën gjë Dudaev e përsëriti edhe në çerekfinale, duke mos i lënë mundësi rivalit izraelit Josh Finesilver për rezultatin 10-0.

Në gjysmëfinale Dudaev humbi 6-3 me Haji Aliyev të Azerbajxhanit, duke mos marrë një biletë për në Paris. Sipas rregullave të kualifikueseve, të dy finalistët do mund të siguronin një vend në Olimpiadë, me Dudaev që u eliminua në gjysmëfinale.

Kujtojmë se Dudaev më 17 shkurtin e këtij viti u shpall Kampion Europe për peshën e tij në mundje, në garën e zhvilluar në Rumani. Për momentin mundësi kuqezi është i 13-ti në botë në renditjen e kategorisë së tij.

image 1

humbet Islam Dudaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.