Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kurbinasit fitojnë në transfertë dhe bëjnë rokadë me durrsakët

20:10 / April 7, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teuta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas humbjes kundër Dinamos, Teuta është fokusuar te sfida me Laçin, që luhet të në “Niko Dovana”, prej orës 18:00. Është ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, me “Djemtë e Detit” që kërkojnë të shkëputen nga një rival direkt. 

Në krahun tjetër, kurbinasit janë “lodhur” me barazimet e shumta dhe sot do të hidhen në sulm ndaj Teutës. Skuadra e trajnerit Armando Cungu nuk ka asgjë për të humbur, tashmë një pikë nuk bën shumë punë, sepse rivalët e mbijetesës po kërcënojnë nga java në javë.  

Durrsakët janë një prej rivalëve dhe në të tilla ndeshje fitorja vlen dyfish. Në këtë sens, Laçi do të jetë i orientuar tërësisht drejt sulmit në transfertën durrsake. 

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Laçit.

90’+8’ Jazxhi humb një mundësi të mirë për të barazuar, i vetëm para portës kuëndërshtare.

90’+7’ Barjamaj merr vendin e Mjakit në fushë.

90’+4’ Rast i pabesueshëm për durrsakët për të barazuar, me topin që shkon te Daci i cili gjuan por ndalet nga Dajsinani. Më pas sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje duke bërë të pavlefshëm aksionin.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Një tjetër top në zonë për Dacin i cili rrotullohet dhe gjuan, por nuk ia del që të mposhtë përsëri Dajsinanin.

85’ Karton i verdhë për Dajsinanin për vonesa loje.

83’ Fuast ndëshkohet me karton të verdhë për një goditje ndaj Da Silva teksa po tentonte roveshatë në zonë.

83’ Pas një goditje dënimi, Dajsinani duhet të bëjë një ndërhyrje vendimtare për të shpëtuar portën e tij pas një gjuajtje me kokë.

82’ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë.

78’ Da Silva hyn në fushë në vend të Prodanit në radhët e kurbinasve.

75’ Daja dhe Boçi marrin vendin e Arifit dhe Beqjes në mesfushën e Teutës.

71’ GOOOL LAÇI! Kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me topin që shkon te Melo në të majtën, gjuajtja e tij kalon Jazxhi dhe portierin Vata, duke i dhënë avantazhin miqve.

68’ Përsëri Daci në pozicion gjuajtje dhe përsëri lëshon një goditje qendrore për Dajsinanin i cili kontrollon gjithçka.

65’ Një gjuajtje nga distanca detyron Vatën të bëjë një grushtim, ndërsa më pas Myrta ndëshkohet me të verdhë për një faull teksa po mundohej të rikuperonte topin.

61’ Peposhi i lë vendin në fushë Fuast në radhët e Teutës.

61’ Pas një goditje dënimi, Jazxhi vë në provë reflekset e Dajsinanit me një gjuajtje me kokë, ndërsa më pas është Gjini i cili gjuan jashtë.

59’ Daci nga e djathta gjuan drejt portës, sfera devijohet nga Dajsinani dhe ndalet në traversën e portës kurbinase.

54’ Myrta merr vendin e Kryeziut në radhët e Laçit.

52’ Daci merr një pasim të mirë në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, që është qendrore dhe ndalet nga Dajsinani

47’ Arifi provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Dajsinanit.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Arifi shfaqet në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij bllokohet në shtyllën e parë nga Dajsinani.

37’ Prodani shfaqet nga e majta dhe provon një gjuajtje kros që përfundon në fundore pa u devijuar nga askush.

35’ Mundësi e mirë e Laçit për të shënuar me Ujkën i cili gjuan drejt portës, por gjen përgjigjen e Vatës.

30’ Një dalje e gabuar e Dajsinanit pas një harkimi në zonë nuk  shfrytëzohet nga sulmuesit e Teutës dhe mbrojtja largon përsëri rrezikun.

27’ Predhë e Dacit nga e djathta e zonës, sfera kalon jo shumë lart mbi traversën e Laçit.

26’ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

20’ Arifi merr topin në mesfushën kundërshtare dhe mundohet të shpërthejë drejt zonës, por shtyn sferën më shumë se duhet e pastaj shkakton faull ndaj mbrojtësve kurbinas.

15’ Krosime radhazi të Teutës, që ka iniciativën në këto minuta, por nuk arrin të gjejë hapësirë për gjuajtje drejt portës.

8’ Arifi sheh hapësirë në mesfushë dhe tenton një diagonale nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit kurbinas.

5’ Gjinollari harkon nga e majta në zonë, largon mbrojtja kurbinase.

1’ Menjëherë rrezikshëm miqtë me Sobouale i cili shfaqet në zonë, por nuk gjen katërkëndorin me tentativën e tij.,

1’ Nis ndeshja në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:  

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Gjinollari, Kruja, Beqja, Arifi, Peposhi, Lloci, Daci.
Trajner: E.Martini 

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Zhunior, Kurti, Prodani, Kryeziu, Manellai, Ujka, Melo, Sobouale.
Trajner: A.Cungu 

GJYQTARË: J.Xhaja, M.Shazivari (Tiranë), T.Kasa (Vlorë) 

VAR: Albert Doda (Tiranë), AVAR: Olsion Yzeiraj (Patos)  

laci mund teuten transferte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.