Monika Kryemadhi ka publikuar një shkrim të gjatë dhe falenderues në Facebook për të gjitha ata që e uruan për ditëlindjen.
Kryemadhi festoi ditën e djeshme 50-vjetorin e lindjes. Krahas fotos famikljare me fëmijët dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, deputetja shpreh mirënjohje për familjen e saj, ndërsa thotë se një gjysmë shekulli i ri fillon tashmë për atë.
“Gjysmë shekullin e parë e kalova me ndërtimin e një familjeje të mrekullueshme ( mos ta marrim sysh) jam krenare për fëmijet e mi sepse janë të përsosur në origjinalitetin e tyre dhe do ti motivoj të jenë vetvetja”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera, ndërsa thotë se ndihet si “gladiatore me taka”.
