Protesta e opozitës është shoqëruar me një incident të rëndë pas zhvendosjes para Parlamentit. Disa protestues të opozitës sulmuan grupin e xhirimit të ABC News.
“Ishin protestues të maskuar, ishin 5 veta me maska të cilët pasi hodhën disa bomba molotov, në drejtim të selisë së Parlamentit, iu drejtuan fillimisht operatorit tonë, por më pas dëmtuan edhe disa kamera të tjera. Por duhet theksuar se sulmi ishte i drejtpërdrejt, ishte një sulm fizik, ku pikësëpari është me rëndësi jeta e më pas pajisjes elektronike, që tashmë janë të dëmtuara.
Na u desh për pak çaste të largoheshin sepse ishte e pamundur që t’i përballonim furinë e tyre të një pas njëshme, nuk e kuptuam edhe këtë irritim që patën ndaj medias, sidomos kur ishin duke pasqyruar live çdo çast nga Kryeminisrtri në drejtim të selisë së parlamentit”, tha gazetari Andi Qosja, në një lidhje telefonike në studio./abcnews
