Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Qendrat e artizanatit tërheqin turistët në Gjirokastër, hapen ambjente trajnimi

16:37 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjirokaster
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vlerat e traditës në qytetin e Gjirokastrës dhe zanatet tradicionale të trashëguara në breza po tërheqin turistët e pranverës në qytetin e gurtë.

Vizitorët, kryesisht të huaj, shprehin interes për banesat e gurta, arkitekturën karakteristike apo përdorimin e gurit dhe drurit në ndërtimin e komplekseve muzeale. Qendrat e artizanatit në Pazarin e gurtë janë kthyer në mjedise trajnimi të turistëve që vlerësojnë mjeshtëritë tradicionale si gurskalitjen, drugdhendjen, qëndisjen tradicionale, etj.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe këtu në Gjirokastër, dëshiroja të bëja diçka të veçantë, jo thjesht të vizitoja qytetin, por të takoja këta zanatçinj dhe të mësoja si janë zbukuruar këto shtëpi karakteristike, mënyra e tyre tradicionale e arredimit.”

Në shekuj Gjirokastra ka trashëguar vlera të rëndësishme të traditës kombëtare të cilat po ndikojnë në zhvillimin e turizmit.

“Tek dyqani im këtu që e kemi kthyer si një klasë vijnë shumë të huaj dhe e provojnë këtë lloj eksperiece dhe e ndjejnë veten si të thuash një kthim mbrapa në kohë duke shijuar qytetin në atë periudhë që ka egzistuar, përpara 200-300 vjet, duke ruajtur motivet e vjetra”,-tha Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhendës.

Në këto ditë pranverë Gjirokastra është e preferuara e turistëve ndërsa gjatë muajit prill janë regjistruar rreth 10 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.

artizanati Gjirokaster turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.