Spitali i Traumës në kryeqytet ka bërë publik bilancin e të plagosrve të protestës së mbrëmshme. Përmes një njoftimi shpërndarë për mediat, bëhet e ditur se te Trauma janë paraqitur mbrëmë 19 pacientë, mes tyre 14 efektivë.
Po ashtu në deklaratë citohet edhe gjendja e shëndetësore e sekretarit organizativ të PD, i cili pasi u shoqërua në komisariat u dërgua më pas tek Trauma.
Sipas spitalit, Dollapi është ende duke marrë trajtim, ndërsa është paraqitur me dhimbje të gjymtyrëve.
