Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Burreli realizon objektivin, Apolonia teston stolin me humbje. Mërgjyshi: Mendjen e kishim te “play off”-i

21:24 / May 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burreli apolonia 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burreli e ka mbyllur kampionatin me një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Apolonisë. Me këtë trepikësh skuadra matjane ka siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë pa ndeshje shtesë, ndërsa fierakët bëhen gati për “play off”-in dhe për këtë arsye u paraqitën në “Liri Ballabani” me shumë lojtarë të rinj duke i kursyer titullarët.

Trajneri Klevis Hima e ka vlerësuar që në start takimin duke hedhur në fushë lojtarët më të mirë, pasi për të shmangur ndonjë surprizë të hidhur duhej marrë fitorja me çdo kusht. Përpos rasteve të shumta për shënim, ku iniciativa u takoi matjanëve, pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, Ndërsa fraksioni i dytë u dominua totalisht nga matjanët që shënuan edhe dy gola me sulmuesin Florenc Farruku, fillimisht në minutën e 62-të dhe më pas me penallti dyfishoi në minutën e 74-t.

Me këto dy gola Burreli merr frymë lirisht ashtu siç dhe tifozëria e shumtë në shkallët e stadiumit. Ndërkohë që në fund të takimit, në të 90-ën, fierakët shënojnë golin e nderit  me anë të sulmuesit Maksuti. 2-1 u mbyll i gjithë takimi. Gëzimi i ekipit dhe tifozërisë matjane ka vijuar gjatë në fushën e lojës e vijuar edhe jashtë ambienteve dhe për arritjen e objektivit Bashkia Mat organizoi një darkë festive.

Klivis Hima- Trajneri i Burrelit pas ndeshjes u shpreh: “Vinim nga dy fitore të rëndësishme dhe kjo ishte një finale e vërtetë. Morëm atë që kishim përgatitur, pasi fitorja ishte alternativa e vetme për Burrelin. Realizuam objektivin e klubit, qëndrimin në Kategorinë e Parë ku lamë pas ekipe me emër në futbollin shqiptar. I falënderoj çunat për shpirtin e garës që treguan”.

Artan Mërgjyshi– Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, pas ndeshjes tha: “Si sfida e fundit, e respektuam kampionatin. Pavarësisht se luanim në Burrel, mendjen e kishim te ndeshja e ”play off”-it me Vorën në transfertë. U përpoqëm të bënim lojën tonë dhe në disa raste patëm mundësi t’i jepnim rrjedhë tjetër lojës. Burreli me lojën e tij na e pamundësoi një gjë të tillë. Arritëm të shënonim në fund, atëherë kur gjithçka kishte marrë fund”.

burreli objektivin realizon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.