Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë me ne e mban! Absurditet, t’i zgjidhim çështjet si europianë jo si ballkanas

14:39 / May 12, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1715508831 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin “Galatsi” në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar.

Tubimi nisi me himnin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian ndërsa në fjalimin që zgjati gati 1 orë kryeministri shqiptar bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje të zgjidhen si europianë dhe jo si ballkanas syleshë.

Duke nisur nga heqja e ligjit të luftës dhe pasojat e këtij ligji.

“Po iku edhe shekulli XX, po vjen mesi i dekadës së tretë të XXI, dhe në vend se Shqipëria dhe Greqia të ishin sot një kundërpeshë triumfi e fqinjësisë së kthyer në një aset strategjik, gjeopolitik në panoramën e Ballkanit dhe një shembull tërheqës për të gjithë fqinjët e tjerë që ta ndiqnin për paqen që prodhon mirëqënie, siguri, ardhmëri në tryezën e marrëdhënieve tona ndërshtetërore, rri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë.  Ai ligj i 10 nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë me dekret mbretëror ligjërohet që gjendja e luftës më Italinë dhe me Shqipërinë. Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës, mbeten në fuqi sot e gjithë ditën megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Po si ka mundësi në mes dy shtetesh që kanë nënshkruar një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO prej 15 vjetësh, të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë? tha Rama.

Për minoritetin grek në Shqipëri pranoi se kanë probleme aq sa kanë të gjithë shqiptarët, por theksoi fort se kurrë nuk i është mohuar e drejta e gjuhës, pronës apo besimit. 

Ata grekët e Shqipërisë kanë halle, kanë probleme pa diskutim. Ne duhet dhe do të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall dhe asnjë problem i tyri nuk është i ndryshëm nga hallet dhe problemet e gjithë qytetarëve shqiptarë. Nuk i është mohuar asnjëherë e drejta e besimit, e gjuhës apo e pronës. Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast. Kurrë në asnjë rast nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike.

Ngriti zërin dhe për respektim dhe kujdes reciprok që shteti grek duhet të bëjë shqiptarëve atje.

Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit që jetojnë në të dy shtetet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë dhe jo vetëm kaq” 

E në kohën kur jetojmë qeveritë e dy vendeve duhet të ulen të zgjidhin çështjet që të mos zvarriten më, për tu kthyer në ‘mollë sherri’ sa “herë hapen tezgat e pazareve elektorale” .

“Kemi 30 vjet ku duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë, korrur në këto 30 vite shumë më tepër fryte sukses të përbashkët, si fqinj, miq, si aleatë, duke përdorur mundësitë, pasuritë energjitë tona, për të rritur mirëqenien e dy popujve tanë.  Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë.  Vendimmarrësit e këtij vendi sot e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kush akoma e dyshon këtë të vërtetë, dyshon diellin që lind çdo ditë ndërsa kush i kundërvihet kësaj të vërtete, i bie me kokë pasqyrës kur sheh vetëm veten’ tha Rama. 

Rama i la dhe një “pusull” homologut grek, Mitsotakis, të cilin e shoqëroi kur ai vizitoi Dropullin në Tetor 2023.

“Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë! Rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama

Athine Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.