Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ligji për mbrojtjen kibernetike/ Sulmet ndaj institucioneve shtetërore kanë sjellë nevojën për ndryshime

20:58 / May 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
igli tafa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmet kibernetike në institucionet shtetërore kanë sjell nevojën për ndryshimin e ligjit të sigurisë kibernetike për të zgjeruar fushën e veprimit të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë kibernetike.

“Numri i deritanishëm ishte shumë i kufizuar. Ne kemi së fundi rastet negative si sulmet ndaj institucioneve të pavarura siç janë INSTAT, Parlamenti, të cilët nuk ishin pjesë e mbulimit të monitorimit të Autoritetit për shkak të barrierës ligjore, prandaj u pa e arsyeshme që ligji të rriste fushën e veprimit duke i përfshirë dhe këto institucione të pavarura. Madje duke u zgjeruar edhe në institucione të tjera që i përkasin fushës së turizmit, edukimit. Nuk mund të nënvlerësojmë asnjë nga hallkat që bëjnë pjesë në këtë sistem kibernetik”-shprehet Igli Tafa- drejtor AKCESK.

Një tjetër element i ndryshuar është trajnimi paraprak i punonjësve të institucioneve shqiptare për të parandaluar kërcënimet e hackerave e për të krijuar barrierë mbrojtëse të pikave të dobëta të hapësirës kibernetike të vendit tonë. Nëse një institucion shtetëror nuk ndjek udhëzimet e AKCESKUT  pas analizimeve të risqeve, vlerësimeve të ekspertëve do të konsiderohet si shkak për rënien e sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe do të gjobitet.

“Një institucion që ka 5000 punonjës, 2000 punonjës apo sado të ketë; ne mbrojmë punonjësin, mbrojmë mosrrjedhjen e informacionit duke siguruar e forcuar këtë operator. Nëse ky operator nuk i ndjek rekomandimet tona atëherë automatikisht ai duhet të kalojë në penalitete që diktohen edhe nga direktiva e BE-së. Operatori keqdashës, ta quajmë kështu kur nuk merr masa në mënyrë të vazhdueshme dhe gjoba fillon duke u rritur, nga 1 milion lek deri në dhjetë milion lek të reja dhe shoqërohet e me masa të tjera që kanë lidhje me mosaksesimin e shërbimit deri te heqja e licencës”.

Forcimi i autoritetit kontrollues shihet si domosdoshmëri në kohën kur pjesa më e madhe e shërbimeve publike janë digjitalizuar e kjo është qasja e re sipas direktivës europiane.

Kibernetike ligji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.