Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Balluku dhe Ibrahimaj prezantojnë në Dibër projektin pilot për pagesat e shpejta: Reduktojmë përdorimin kesh të parasë, ulim kostot për transfertat

14:25 / May 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7d913539 d525 4263 b012 736c52baa806
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan në Dibër projektin pilot të pagesave të shpejta. Një projekt i cili synon modernizimin dhe efikasitetin e sistemeve të pagesave për konsumatorët dhe bizneset shqiptare.
Përmes kësaj iniciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare synojnë të ulin përdorimin e pagesave me para fizike, si dhe të rrisin përdorimin e teknologjive dixhitale.
Ministrja Ibrahimi deklaroi se projekti do të zbatohet për periudhën kohore, maj-gusht 2024, në Tiranë, Dibër dhe Përmet ku janë përzgjedhur 300 persona. Gjithashtu, subjektet tregtare të përzgjedhura janë të regjistruara dhe lëshojnë faturë tatimore në përputhje me legjislacionin.
“Kemi përzgjedhur 100 individë në secilin prej këtyre qyteteve, të cilët për një periudhë 4 mujore do të marrin nga 10 mijë lekë në muaj, për t’u shpenzuar për konsum. Këto para do të transferohen në një apo tre aplikacione të cilat kudo t’i keni në telefonin tuaj dhe nëpërmjet telefonit tuaj ju do të shkoni dhe do të paguani elektronikisht për produktet që do të konsumoni. Për ne është shumë e rëndësishme që ky program të jetë i suksesshëm.
Ne duam të nxisim përdorimin e parasë elektronike, ne duam të reduktojmë përdorimin e parasë kesh në ekonomi. Një nga të ardhurat që kanë individët sot nëpër vende janë dhe remitancat përveç të ardhurave që mund të merrni nga pagat, nga pensionet, nga ndihma ekonomike , të cilat përbëjnë një peshë të konsiderueshme në të ardhurat e familjeve shqiptare. Prej vitesh tashmë këto të ardhurave që ju vijnë nga familjarët që jetojnë jashtë, ju vijnë me një kosto të lartë transaksioni. Ne duam që këto kostot të ulen sa më shumë të jetë e mundur dhe duam që në një të ardhmen të afërt, të gjitha pensionet, transfertat sociale, të kalojnë tek ju nëpërmjet formave elektronike. Prej vitesh qeveria shqiptare ka filluar një reformë të pagesave elektronike, të formalizimit të ekonomisë dhe kjo është arsyeja që ne e ndërlidhëm këtë projekt pilot me projektin e fiskalizimit. Ky projekt do i japë nxitje qeverisë shqiptare për të marrë të tjera politika për nxitjen e pagesave elektronike në vend”, deklaroi Ibrahimi.

balluku Dibër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.