Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot afati i fundit/ Bindja Demokratike dhe ish-aleatët e Bashës regjistrojnë kandidatët për zgjedhjet

16:09 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz anetaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme (13 maj) është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe kandidatëve  për këshilltar bashkiak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Deri më tani ka qenë Partia Socialiste që ka zyrtarizuar 60 kandidatë për bashkitë në vend ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojë edhe kandidatin e 61 per bashkite e Peqinit. Në këtë bashki kandidatura u shty për shkak të disa dilemave nga radhët e Partisë Socialiste.

Ndërkohë që ish-aleatët e Bashës që janë regjistruar në KQZ, Bindja Demokratike dhe të pavarurit po vijojnë dorëzimin e dokumenteve për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sot janë regjistruar tre kandidatë nga Bindja Demokratike, një i pavarur dhe një i koalicionit “Shpresa për ndryshim”.

Duhet theksuar që pjesa më e madhe e kandidaturave për kryebashkiakë janë dorëzuar në KZAZ, ndërsa në KQZ dorëzohen ato kandidatura bashkishë të cilat kanë më shumë se një KZAZ, që janë kryesisht bashkitë e mëdha. E ndërsa PS dhe partitë e tjerë po dorëzojnë listën me emrat, opozita joparlamentare jo vetëm që nuk ka regjistruar asnjë kandidat, por ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesëmarrjen e tyre. Ndërkohë pas protestës së dhunshme të 11 majit, sot pritet një tjetër protestë rreth orës 18:30.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama drejt Brukselit, zbardhet agjenda

12:23 / July 14, 2026

Rama në paradën ushtarake në Paris, valëvitet flamuri shqiptar në Champs-Élysées

10:59 / July 14, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare

09:47 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.