Ditën e sotme (13 maj) është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe kandidatëve për këshilltar bashkiak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Deri më tani ka qenë Partia Socialiste që ka zyrtarizuar 60 kandidatë për bashkitë në vend ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojë edhe kandidatin e 61 per bashkite e Peqinit. Në këtë bashki kandidatura u shty për shkak të disa dilemave nga radhët e Partisë Socialiste.
Ndërkohë që ish-aleatët e Bashës që janë regjistruar në KQZ, Bindja Demokratike dhe të pavarurit po vijojnë dorëzimin e dokumenteve për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sot janë regjistruar tre kandidatë nga Bindja Demokratike, një i pavarur dhe një i koalicionit “Shpresa për ndryshim”.
Duhet theksuar që pjesa më e madhe e kandidaturave për kryebashkiakë janë dorëzuar në KZAZ, ndërsa në KQZ dorëzohen ato kandidatura bashkishë të cilat kanë më shumë se një KZAZ, që janë kryesisht bashkitë e mëdha. E ndërsa PS dhe partitë e tjerë po dorëzojnë listën me emrat, opozita joparlamentare jo vetëm që nuk ka regjistruar asnjë kandidat, por ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesëmarrjen e tyre. Ndërkohë pas protestës së dhunshme të 11 majit, sot pritet një tjetër protestë rreth orës 18:30.
