Këtë të hënë një person është plagosur me sende të forta në qytetin e Shkodrës, pranë kopshtit “Tom Kola”. Mësohet se i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi, 62 vjec. Bruçi është dërguar në spital, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.
