Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Mbappe: Kalimi te Reali, ëndërr e bërë realitet

22:07 / June 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kylian Mbappe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmuesi francez Kylian Mbappe tha se transferimi i tij te Real Madridi është “një ëndërr e bërë realitet”. Ai theksoi se nuk u largua nga PSG i pakënaqur. Kapiteni i Francës ka firmosur për pesë sezone me “Galaktikët”.

Kylian Mbappe: Është zyrtare, unë do të jem lojtar i Realit për pesë sezonet e ardhshme! Është një kënaqësi e pamasë, një ëndërr e realizuar, ka shumë emocione! Jam shumë i lumtur, ndihem i lirë, i lehtësuar, jashtëzakonisht krenar që jam futur në një klub që gjithmonë kam ëndërruar t’i bashkohem. Faleminderit shumë, është e vërtetë që jam shumë i emocionuar që arrij në këtë klub të madh, një nga më të mirët në botë!  Po bëhem pjesë e tyre me shumë përulësi.

“Los Blancos” konfirmuan të hënën se Mbappe kishte nënshkruar me ta si futbollist i lirë.

Me parisienët, 25-vjeçari, ka shënuar 256 gola në 308 paraqitje, ndërsa te madrilenët do të përfitojë 15 milionë euro neto në sezon. Por pagesa e tij vjetore do të rritet në mënyrë progresive, derisa sa ai të paguhet 20 milionë euro.

Për më tepër që ‘galaktikët’ do t’i japin një bonus mirëseardhjeje me vlerë 125 mln euro. “Los Blancos” i bënë dhuratë vetes fituesin e botërorit 2018, dy ditë pasi ngriten trofeun e Ligës s Kampioneve. Ndërkohë që këtë sezon e mbyllën me dopietë titujsh, pasi triumfuan edhe në La Liga.

Reali e ndiqte prej kohësh Mbappe-në, ndërsa kishte tentuar që ta bënte pjesë të ekipit në 2022, por transferimi nuk u realizua.

enderr mbappe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

21:38 / July 14, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Mbappe përgjigjet me dy gola, Franca dominon Irakun dhe siguron kualifikimin

12:24 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.