Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Universiteti i Elbasanit në proces zgjedhjesh për Rektor. Kandidatët përjashtohen ende pa nisur gara

12:56 / June 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 elbasani un 1717582724
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Universiteti i Elbasanit ka hyrë në procesin zgjedhor për Rektorin e ri të këtij institucioni. Por ende pa nisur gara me kandidatët e mundshëm ka nisur “gjuetia e shtrigave” për ata që pretendojnë të jenë pjesë e saj.

Po çfarë ka ndodhur realisht?

Ajo çka po ndodh në këtë universitet që ka shqetësuar opinionin akademik dhe intelektual të qytetit, lidhet me pengesat për të shmangur nga gara për postin e Rektorit të këtij universiteti, Profesoreshën Majlinda Perriu Peza, duke mos e miratuar si Kandidate me një vendim të paligjshëm të KIZ(Komisioni Institucional Zgjedhor) të këtij universiteti.

Shkelja e parë: KIZ, ka tejkaluar kompetencat duke dhënë vendime në shkelje të Ligjit të Arsimit të Lartë, Rregullores Zgjedhore të Universitetit(Kreu II, neni 6/g) ku citohet se “KIZ regjistron kandidatët për rektor…”, dhe jo gjykon kandidatët, duke marrë rolin e gjykatës duke interpretuar edhe ligjet për institucionet e tjera jo universitare.

Kështu, me vendim Nr. 12 të datës 26.05.2024 KIZ ka vendosur të mosmiratojë regjistrimin e kandidaturës për të marrë pjesë në zgjedhjet për postin e rektorit, të profesoreshës me një karrierë 25 vjeçare në fushën e arsimit Majlinda Perriu, pavarësisht përmbushjes nga ana e saj të të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në Ligjin e Arsimit të Lartë, Rregulloren e zgjedhjeve dhe Statutin e universitetit.

Shkelja flagrante: në këtë vendim të KIZ thuhet se; aktualisht kandidatja ushtron detyrën e Prefektit të Qarkut, ndërkohë që është lehtësisht e vërtetueshme se me Vendim të Këshillit të Ministrave, znj. Majlinda Perriu është liruar nga ky pozicion më dt. 24.05.2024, VKM Nr. 314, pra 2 ditë përpara se të merrej vendimi i KIZ i datës 26 maj.

Pas kësaj është ndjekur hapi i radhës në Komisionin e apelimit, i cili brenda 5 ditëve nga data e ankimimit duhej të dilte me një vendim të formës së prerë (dt. 03.06.2024). Ndërkohë që, gjatë këtyre ditëve jo vetëm që nuk janë njoftuar anëtarët e komisionit për mbledhje dhe nuk është marrë asnjë vendim në shkelje të hapur rregullores, por mësohet se nga rektorati janë njoftuar anëtarët e Senatit Akademik për “shpalljen e procesit të regjistrimit për anëtar të ri të Komisionit të Apelimit”, me arsyen se kryetari i komisionit po në këtë datë paska dhënë dorëheqjen. Në këtë mënyrë Komisioni Apelimit është inekzistent. Ndërkohë edhe një anëtar tjetër i Komisionit ka dhënë dorëheqjen.

Pra aktualisht procesi zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ka dështuar, KIZ rezulton në shkelje flagrante të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Ligjit të Arsimit të Lartë dhe rregullores zgjedhore, ndërsa Komisioni i Apelimit që shqyrton vendimet flagrante të KIZ, tashmë është jashtë funksionit dhe nuk mund të marrë vendime.

Është gjetur një mënyrë për të zvarritur procesin e dhënies së vendimit ndaj shkeljes së bërë nga KIZ për mos regjistrimin në postin e Rektorit të profesoreshës Majlinda Perriu. Procedura për rikrijimin e Komisionit të Apelimit kërkon kohë, por dokumentet më poshtë vërtetojnë atë çfarë po ndodh akualisht dhe përse nuk mund të përjashtohet nga gara zonja Perriu.

640 0 2 1717582715
640 0 nje 1717582710

tirananews.al Universiteti i Elbasanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.