Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tranjeri Sylvinho nuk i beson formës së Italisë: Janë kampionët në fuqi, do të jetë shumë e vështirë!

14:24 / June 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sylvinho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të luajë nesër një tjetër miqësore ndaj Azerbajxhanit, që është dhe prova e fundit para startit të Europianit. Në konferencë për shtyp, trajneri Sylvinho theksoi se llogaritë finale do të bëhen pas kësaj miqësoreje, pas këtij takimi do të nisin punën për të përgatitur sfidën e parë kundër Italisë. Trajneri i Kombëtares nuk i beson krizës së Italisë, pasi në fund të fundit janë ende kampionë në fuqi.

“Është miqësorja e dytë. Kjo është shumë e shpejtë për ne, është për të gjithë në fakt. Brenda 5 ditësh zhvillojmë ndeshjen e dytë. Nuk e di se çfarë skuadre do të zbres në fushë kundër Italisë. Në këtë miqësore do t’i japim minuta disa lojtarëve që nuk kanë luajtur, të provojmë disa gjëra të reja, por ky është një proces shumë i shpejtë.

Italia është e fortë. Është një grup i fortë, i bukur. Ne duhet të shijojmë këtë moment, kualifikimin për herë të dytë në Evropian. Italia është kampione e Evropës në fuqi, do të jetë e vështirë. Pas miqësores me Azerbajxhanin ne do të bëjmë vlerësimet tona, për të përgatitur sfidën kundër Italisë.

Lista finale? Nesër do të vendosim për listën finale. Kemi dhe një ditë kohë

Cili është plani B në vend të Asanit? Asani është një lojtar që ka 4-5 muaj që nuk luan një ndeshje zyrtare. Ai po stërvitet mirë, është mirë fizikisht. Kemi edhe opsione të tjera që mund të bëjnë atë rol. Asani do të luajë edhe kundër Azerbajxhanit, kjo është e sigurt”, deklaroi Sylvinho për mediat.

Tranjeri i kombëtares
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.