Pas 18 vitesh me Romën, De Rossi largohet nga skuadra dhe klubi i ka dedikuar një video lojtarit që ka bërë epokë në skuadër. Në Twitter skuadra bën të ditur se futbollisti do të luajë kundër Parmës ndeshjen e tij të fundit me fanellën verdhe e kuqe.
De Rosi do vazhdojë të jetë pjesë aktive e futbollit të luajtur dhe me shumë gjasa do të transferohet në SHBA për të vijuar karrierën e tij.