Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Sulmues modern”, sirena nga Serie A dhe Premier League për Seferin

12:32 / June 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3588
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Taulant Seferi është gati për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve.

27-vjeçari, autor i 19 ndeshjeve dhe 3 golave me Shqipërinë, dha kontributin e tij në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë. Shumë kilometra të përshkruara dhe 2 gola në suksesin ndaj Çekisë. Seferi është pjesë e Vorskla Poltava në Ukrainë, ndërkohë që edicionin e kaluar e kaloi i huazuar në Emiratet e Bashkuara Arabe (Baniyas).

TMW, lojtarin nga Kumanova e cilëson një sulmues krahu modern. “Luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.

Me brazilianin që preferon që në krahët e ofensivës të aktivizojë lojtarë që luajnë me këmbën e kundërt. Njësoj si Asani që niset nga e djathta për të konkretizuar me “sallaken” e tij të mrekullueshme.

“Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në grupin B. Ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.

Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A. Ose Premier League. Cagliari, Lecce dhe Empoli janë klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit shqiptar.

Dhe sfida përballë Di Lorenzos në takimin e së shtunës kundër Italisë, por jo vetëm, do të ndiqet me kuriozitet të madh nga përfaqësuesit e tri klubeve të Serie A.

Por, Seferi mund të përfundojë edhe në ishull, aty ku Ipswich Town, skuadra që siguroi rikthimin në Premier League, është e interesuar dhe gati të veprojë për blerjen e futbollistit të Kombëtares.

Premier League serie a
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.