Pas përfundimit të ndeshjes me Kroacinë ku ekipi kuqezi mori një barazim, më i kritikuari i këtyre ditëve të fundit në Kombëtare, Elseid Hysaj, shkoi i vetëm dhe festoi përpara tifozëve kuq e zi. Një moment tepër emocionues, duke marrë parasysh edhe kyqëzimin që futbollisti shkodran mori këto ditë.

