Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

1.2 milionë prona pajisen me kod unik.Marrin fund ecejaket për adresat

13:08 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ashtu si çdo shtet i Evropës tashmë do të kenë një sistem të mirëfilltë adresash, duke i dhënë fund ecejakeve të deritanishme dhe mungesës së orientimit.  Ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave janë botuar në fletoren zyrtare dhe hyjnë në fuqi në mes të muajit Korrik.

Tashmë me ndryshimet e reja, çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës, po ashtu edhe sheshet, rrugët, parqet, etj.

Referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA), rezulton se në Shqipëri numërohen rreth 472 mijë  apartamente dhe mbi 774 mijë ndërtesa. Deri më tani, rezulton se procesi i emërtimit ka përfunduar për 150 mijë segmente rrugore në të gjithë vendin si dhe për 115 mijë ndërtesa që janë të lidhura me segmentet rrugore ku pozicionohen, sipas të dhënave teknike.

Sipas ligjit, bashkia/njësia administrative vendos tabelat e numërtimit fizik të hapësirave publike, ndërtesave, hyrjeve dhe apartamenteve brenda 1 viti.

Ligji parashikon gjoba nga 5 mijë-10 mijë lekë për strukturat përgjegjëse që nuk përmbushin këtë detyrim,  për çdo bulevard, rrugë, rrugicë, shesh ose park  të paemërtuar, si dhe për çdo ndërtesë, hyrje ose  apartament të panumërtuar. Po ashtu seksionet dhe zyrat e urbanistikës së njësive vendore përkatëse detyrohen të përcaktojnë adresë të plotë për objektin, që në çastin e dhënies së lejes së ndërtimit dhe në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, gjobiten me gjobë nga 10 mijë -50 mijë lekë.

adresa Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria zgjidhet Presidente e Forest Europe, reagon Rama: Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë, si ka mundësi që…

10:49 / June 3, 2026

Costa: Shqipëria ka përmbushur piketat ndërmjetëse, nis fazë e re e negociatave me BE

13:09 / June 2, 2026

Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane

13:46 / May 30, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.