”Duhet të ngremë flamurin kombëtar në oborrin e Brukselit dhe kjo do të ndodhë në 2030”,-tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar socialist, duke folur për procesin e integrimit dhe komisionin antikorrupsion. Sipas tij ky është misioni i kësaj qeverie.
“Ne duhet të shkëlqejmë në këtë proces siç bëmë procesin e diagnostikimit duhet të ngremë flamurin kombëtar tek oborri në Bruksel.
Lexo edhe :
Related Posts
Duhet të ngrihet dhe ky flamur dhe kjo do të ndodhë në 2030. Dekada tjetër Shqipërinë do ta gjejë në tavolinën e Këshillit Europian.
Ky duhet të jetë fiksimi dhe misioni ynë, të gjitha të tjerat nuk janë mjaft për atë që ne jemi zgjedhur dhe i detyrohemi historisë së këtij kombi dhe këtij vendi”.

